Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Betohet në fshat, por do të udhëheq me Leposaviqin                              

Gazeta10
25 May 2023 - 19:13

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Pas gjashtë muajsh pa zotë shtëpie, tanimë komuna e Leposaviqit zyrtarisht ka kryetarin e saj.

I fundit nga katër kryetarët, Lulzim Hetemi nga radhët e Vetëvendosjes, këtë të enjte u betua në shkollën fillore “Kadri Bistrica” të fshatit Bistricë.

Hetemi është zotuar se do t’i kryejë detyrat dhe kompetencat e tij sipas ligjit.

Ndërkaq, Dragana Miletiq u zgjodh nënkryetare e komunës së Leposaviqit.

Me betimin e kryetarit të Leposaviqit u përmbyll procesi i betimit të katër kryetarëve të rinj në veri, pas zgjedhjeve të 23 prillit.

E gjithë ky proces është zhvilluar i qetë dhe pa tensione por nën deklaratat e vazhdueshme të Prishtinës dhe Beogradit, si dhe vendeve të QUINT-it.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.