Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bie pa vetëdije, vdes 70 vjeçari që doli të ecte në Prevallë

Gazeta10
26 August 2023 - 10:23

Sot në mëngjes një 70 vjeçar ka vdekur pasi i ishte përkeqësuar gjendja derisa po ecte në bjeshkët e Prevallës.

Ai kishte rënë pa vetëdije dhe shoqëruesit e tij e kanë thirrur policinë, e cila bashkë me emergjencën kanë arritur në vendngjarje me vështirësi për shkak të terrenit të vështirë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot në mëngjes, rreth orës 06:32 , në polici është raportuar se një person pasi që kishte dalë në bjeshkë në fshatin Prevallë, Prizren, iu kishte keqësuar gjendja dhe kishte rënë pa vetëdije. Shoqëruesit e tij kanë njoftuar policinë. Policia bashkë me emergjencën me vështirësi kanë mbërritur në vendngjarje pasi që terreni ishte i vështirë dhe e pamundur që të shkohet me automjet. Në momentin kur emergjenca ka mbërritur në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, B.M. mashkull, 70 vjeç”, tha ai.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i lirohet familjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.