Duhet Lexuar

BIK: Janë mbledhur rreth 124 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj

Gazeta10
07 Shkurt 2023 - 15:16

Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare njofton se gjatë aksionit për grumbullimin e mjeteve për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, që ishte organizuar nga Kryesia BIK-ut, janë mbledhur 123 mijë e 161 euro.

BIK-u përmes një postimi, falenderuan te gjithë ata që kanë kontribuar në këtë aksion, raporton Gazeta10.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton opinionin e gjerë, se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, i organizuar nga kjo Kryesi, më 27 janar 2023, janë tubuar 123,161.38 euro. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, falënderon të gjithë ata që kontribuuan në këtë aksion, duke e lutur Zotin Fuqiplotë që t’i shpërblejë me të mirat e kësaj dhe të botës tjetër!”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.