Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Bislimi: Në planin franko-gjerman thuhet se nuk ka kushte për njohje reciproke aktualisht

Gazeta10
11 January 2023 - 16:04

Zv.kryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori i Kosovës me Serbinë, Besnik Bislimi, e ka pranuar se në planin franko-gjerman është thënë se nuk ka kushte për njohje reciproke aktualisht, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ky plan e mbështet qëndrimin e Serbisë lidhur me temën e njohjes.  

“E përsëris, nuk duhet t’i zbulojmë elementet e dokumenteve, por nëse fokusohemi në elementet “de jure”, atëherë mund të themi se dokumenti mbështet qëndrimin e Serbisë se aktualisht nuk ka kushte për njohje reciproke”, ka thënë Bislimi për Euroneës.

Lidhur me dokumentin ai ka thënë se në momentin që do të ketë progres do të njoftohet për gjithçka që posedon ai.

 “Tani ju vetë deklaruat se propozimi është sekret. Nuk është sekret sepse përmban diçka që publiku nuk duhet ta dijë dhe ta diskutojë, por është sekret sepse që në fillim ka qenë një marrëveshje për të mbajtur thelbin e marrëveshjes larg syrit të publikut, në mënyrë që të mos cenojmë procedurat vetë. Megjithatë, në momentin që do të bëjmë njëfarë progresi, gjithçka sigurisht që do të njoftohet”, është shprehur Bislimi. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.