Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bislimi së bashku me Nagavcin takon shoqërinë civile, u diskutua integrimi europian

Gazeta10
14 October 2022 - 9:54

Zv.Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka pritur në takim anëtarët e shoqërisë civile, ku ndër të tjera është diskutuar integrimi europian, raporton Gazeta10.

Bislimi ka thënë se Qeveria e Kosovës e njeh rolin e shoqërisë civile në këtë process.

Tutje, Bislimi ka thënë se sidomos këtë vit është shumë me rëndësi përfshira e të gjitha palëve.

Më tej Bislmi ka thënë se për shkak se ky proces është i ndërlikuar nevoitet kontributi i të gjithëve.

Këtu keni statusin e plotë:

“Së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, zhvilluam takimin e rregullt me organizata të shoqërisë civile.

Si Qeveri, i shohim akterët e shoqërisë civile si partnerë në procesin e Integrimit Evropian ku secila palë ka rolin e vet dhe mund të japë kontribut në hartim, monitorim, zbatim apo komunikim të reformave. Sidomos këtë vit është shumë e rëndësishme përfshirja dhe kontributi i të gjitha palëve.

Takimi i djeshëm ishte i 5-ti me radhë sektorial, e këtë herë në fushën e arsimit. Përmes këtij takimi synojmë përfshirjen e shoqërisë civile në konsultime drejtpërdrejtë me institucionet zbatuese në kuadër të reformave legjislative dhe të politikave, përpara se ato të vendosen në platformën për konsultime publike.

U diskutua gjithashtu dhe mbi prioritetet që rrjedhin nga Agjenda Evropiane e Reformave si përmirësimi i cilësisë së përgjithshme në sektorin e arsimit, sigurimi i qeverisjes transparente të institucioneve arsimore e rritja e qasjes në arsim.

Procesi i Integrimit Evropian është aq kompleks dhe kërkues saqë kërkon mobilizimin e gjithë potencialit vendor, prandaj çdo ndihmë dhe kontribut është i mirëseardhur. Si Qeveri, bazuar në arritjet tona, llogarisim në përkrahjen e shoqërisë civile në arritjet sektoriale duke qenë se këtë vit do të aplikojmë dhe për anëtarësim në BE, me synim marrjen e statusit kandidat.

Prandaj u ftuan akterët pjesëmarrës për bashkëpunim si në monitorim dhe zbatim të reformave e poashtu edhe në aktivitete të diplomacisë publike që do të kemi mundësi t’i organizojmë së bashku. Takimet e radhës planifikohen të mbahen në fushën e punësimit, çështjet sociale dhe energji, në muajt nëntor dhe dhjetor”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.