Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi: Serbia e dërgoi një kamion me dinarë një ditë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit

Gazeta10
07 February 2024 - 16:36

Zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi ka dalë me një deklaratë rreth raportimeve që një automjet me dinarë është ndaluar nga autoritetet kosovare në Jarinjë.

Ai thotë se Banka e Serbisë ka dërguar një kamion me para nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente një ditë para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit.

“Sot Banka ekuivalente e Serbisё (njё ditё para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit), ka dёrguar njё kamion me para (plot 117.000.000 dinarё) nё kufi, nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente, me pretendimin qё paratё duan t’i dёrgojnё tek njё entitet po ashtu inekzistent nё Kosovё dhe pёr interes tё pёrfituesve, emrat e tё cilёve as i dijnё e as nuk i kanё. Paramendojeni njё paralele ku para inspektorit doganor, shfaqet njё kamion me mallra tё konsumit tё pёrditshёm, nga individё qё prezantohen nё emër tё kompanive inekzistuese, dhe pretendojnё qё mallin janё duke e dёrguar tek njё kompani, e cila po ashtu nuk figuron askund nё regjistrat zyrtarё tё shtetit”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.