Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi shkon në Shtëpinë e Bardhë, jep detaje për takimet që zhvilloi

Gazeta10
08 December 2024 - 18:21

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar disa takime atje, përfshirë ato në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, u takuam edhe me Drejtoren për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Colleen Hyland dhe Drejtorin e lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të administratës Biden, ambasadori Michael Carpenter”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Më tutje, ai bën të ditur se mori pjesë edhe në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të çlirimit të Republikës së Shqipërisë, ku u takova me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof, ambasadorë, diplomatë dhe diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.