Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi takon familjarët e të zhdukurve: Kosova s’do të ndalet së kërkuari drejtësi

Gazeta10
14 June 2024 - 15:17

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Bislimi ka thënë se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi dhe se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e saj.

“Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e saj, teksa është po i njëjti aparat shtetëror që ende sot udhëheq vendin. Diskutuam dhe mbi procesin e dialogut, ku i njoha me pengesat që Serbia po i bën procesit, shkeljet e vazhdueshme, dhe mungesën e vullnetit dhe gatishmërisë së tyre për ecjen tutje dhe zbatimin e marrëveshjeve”, shkroi ai.

Shefi i ekipit negociator në dialog me Serbinë po ashtu tha se bashkërisht kanë përshëndetur miratimin muajin e kaluar të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë dhe shënimin e 11 korrikut si “Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës.

“Duke përshëndetur miratimin muajin e kaluar të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë dhe shënimin e 11 korrikut si “Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës”, theksuam rëndësinë për intensifikim të përpjekjeve për njohjen e mëtejshme ndërkombëtarisht edhe të gjenocidit serb në Kosovë”, shkroi Bislimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.