Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Bislimi: Vuçiq vazhdon talljen me popullin serb, sigurinë e rajonit dhe ndërkombëtarët

Gazeta10
26 June 2023 - 16:28

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas lirimit të tre policëve që ishin arrestuar më 14 qershor brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.

Bislimi thotë se kidnapimi i tre policёve ishte brenda territorit tё Republikёs sё Kosovёs dhe pёr kёtё nuk ka asnjё dyshim as edhe te bashkёsia ndёrkombёtare.

Tutje, ai ka shtuar se “vendimi i sotёm i gjykatёs sё Kralevёs ёshtё certifikimi mё i fuqishёm i bankrotimit tё shtetit ligjor tё Serbisё.

Njё gjykatё shtetёrore, merr vendim pёr akomodim tё njё premtimi politik tё presidentit tё shtetit. Njё vendim qё çon nё mbrojtje nё liri tё tre tё “akuzuarve” pёr armëmbajtje pa leje dhe ka brenda vetes edhe konstatimin se ata nё momentin e “arrestimit” ndodheshin brenda territorit tё Serbisё, nuk ka nevojё pёr ndonjё komentim”.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.