
Edhe kjo e diel është e rezervuar për emisionin “Kampionët”, me një super panel, si gjithmonë.
Të përhershmit Bekim Isufi, sonte në studio i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Blendi Memaj, Kushtrim Mushica dhe Kron Sadiku.
Ish-lojtari i Lirisë, Blendi Memaj foli edhe për shortin e Kosovës.
“Është një short i lehtë, andaj mendoj se jemi favorit absolut të kalojmë grupin si vendi i parë, duke lënë pas Rumaninë, si kundërshtari më i vështirë i këtij grupi” – tha ai.
Kosova do të nis eksperiencën në Ligën e Kombeve më 6 shtator 2024, pikërisht ndaj Rumanisë, me të cilën nuk kemi kujtime edhe aq të mira.
Mandej, Kosova do të ballafaqohet me Qipron dhe njërën nga Lituania ose Gjibraltari.