Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Blerim Gashi fishkëllon në studion e Politikos duke i replikuar politikanit serb, Arsenijeviq

Gazeta10
10 Shtator 2024 - 21:10

Lideri i Demokracisë Serbe Aleksandar Arsenijeviç është arrestuar sot nga Policia pasi kishte fishkëlleu vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri.

Më pas politikani serb është liruar dhe i njëjti është inkuadruar në linjë direkte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10.

Komentarori politik Blerim Gashi

Blerim Gashi me këtë rast ka fishkëllyer në studion e Politikos duke i replikuar politikanit serb, Arsenijeviq

“Ju lutëm bëhuni të dinjitetshëm dhe mos e provokojeni kryeministrin i cili nuk ka shkuar për të provokuar, por ka shkuar për të ngrënë një hamburger”, është shprehur Gashi.

Më pas ai e ka pyetur politikanin serb se “A e dini se një reagim i tillë mund të ketë një kundër efekt sa i përket integrimit të qytetarëve të pjesës veriore në kuadër të sistemit në Kosovë?”. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.