
Analisti politik Blerim Gashi, përgëzoi Shahinin për faktin që ka kandiduar për kryetare në Prishtinë dhe e quajti si freski për Prishtinën, kandidimin e saj.
Gashi tha se e ka përcjellur programin e saj elektoral gjatë kësaj fushate, dhe ka pasur shumë tema të cilat i ka shfaqur për të mirën e Prishtinës.
Por, ajo që i kishte rënë në sy më shumë Blerim Gashit, ishte fakti se Shahini ishte marrë më shumë me tema sociale si, çështja e banimit, mirëqenia sociale dhe arsimi. Ai e quajti si të tejfokusuar këtë nga Besa Shahini.
Gashi tha se po tingëlloni sikur po kandidoni për Drejtoinë e Mirëqenies Sociale.
Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje: