Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Blerta Deliu godet Qeverinë me një hashtag: Gjithçka shtrenjtë, pagat njëjtë

Gazeta10
16 January 2023 - 10:55

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu përmes profilit të saj në Facebook ka shkruar për krizën e ngritjeve të çmimeve në të gjitha produktet.

“S’ka ulje të çmimeve, s’ka paga, s’ka mirëqenie, s’ka siguri. Trefishimi i çmimeve në të gjithë artikujt ka rrezikuar mbijetesën e familjeve të varfëra, po varfëron shtresën e memse, po e përkeqëson kualitetin e jetesës, po i rrezikon pensionistët”, ka shkruar Deliu.

Ajo madje ka krijuar një hashtag të ri në Facebook, i cili përmbledh më së miri krizen e cmimeve në Kosovë.

“#GjithçkaShtrenjtë, #PagatNjëjtë”, ka shkruar Deliu këtë hashtag, i cili ka filluar të shpërndahet në rrjetet sociale, si shenjë proteste kundër rritjeve të çmimeve.

Deliu ka shkruar se në mungesë të vizionit dhe masave të parakohshme për të luftuar inflacionin dhe ngritjen e çmimeve, Qeveria e Kosovës mban mbi 700 milionë euro të bllokuara, nuk i rrit pagat e sektorit publik dhe nuk ndihmon sektorin privat.

“Mungesa e parashikueshmërisë, mungesa e jetësimit të premtimeve populiste, qytetarëve të Kosovës po ua then murin e izolimit, mjerimit dhe të varfërisë përmes migrimit legal dhe ilegal” ka shkruar ajo më tej.

Sipas saj, në ditët që na presin ne duhet të bashkohemi, të jemi afër qytetarëve, afër halleve të tyre në betejën për të përballuar krizën e ngritjeve të çmimeve.

Çmimet në Kosovë kanë arritur vlera rekorde që nga buka deri të materialet ndërtimore.

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti janë kritikuar vazhdimisht nga opozita që nuk kanë bërë asgjë për të parandaluar këtë trend!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.