Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Blerta Deliu i reagon Kurtit pasi tha se “dhomat e kosovarëve janë më të ngrohta sesa normalja”

Gazeta10
29 Janar 2026 - 20:26

Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti, pasi tha se “po ngrohemi me rrymë dhe dhomat i kemi më të nxehta sesa normalja”.

Deliu tha se shteti i ka nxitur qytetarët të kalojnë në klima e pompa termike, ia mori votën dhe tash po iu thotë “po rrihni ngrohtë”.

“Sipas Albin Kurtit, problemi i rrymës qenka se qytetarët po i mbajnë dhomat shumë nxehte. Le që shteti i ka nxitë me kalu në klima e pompa termike, tash pasi u’a mori votën, po u thotë se po rrinë tepër ngrohtë. Asnjë fjalë për politikat e gabuara, as për dështimet institucionale, veç një zhvendosje e pastër e përgjegjësisë. Sa turp”, ka thënë Deliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.