
Rrëshqitja e një mase të madhe gurësh në fshatin Reçan të Prizrenit ka bërë që të bllokohet rruga nga Prizreni në drejtim të Prevallës, raporton Gazeta10.
Sipas një fotografie të publikuar nga një media lokale “Televizioni i Prizrenit”, shihet se shembja e gurëve ka ndodhur nga shkëmbinjtë që ishin në afërsi të rrugës.
Si pasojë e kësaj shembje, është ndalur qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor deri në largimin e gurëve nga kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve./Gazeta10
