Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BMW pritet të shkurtojë 8 mijë vende pune

Gazeta10
29 July 2026 - 13:12

Prodhuesi gjerman i automjeteve BMW do të shkurtojë rreth 8,000 vende pune, kryesisht në Gjermani, si pjesë e një programi për uljen e kostove, të nisur në përgjigje të dobësimit të tregut kinez dhe presioneve në rritje të kostove.

Sipas raportimeve të së mërkurës në shtypin gjerman, u arrit një marrëveshje pas disa javësh negociatash midis menaxhmentit të BMW-së dhe përfaqësuesve të punonjësve, lidhur me një program largimi vullnetar nga puna.

Në kuadër të këtij programi, procesi i shkurtimit të vendeve të punës do të nisë në tetor të vitit 2026 dhe do të vazhdojë deri në fund të vitit 2027.

Programi do të sjellë një reduktim prej 8,000 punonjësish në totalin e fuqisë punëtore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.