Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bojkotimi i ambasadorëve të QUINT-it për Ditën e Çlirimit, shihet si mesazh ndaj liderëve

Gazeta10
13 June 2023 - 18:59

Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10                                                                                        


Bojkotimi që ia bënë ambasadorët e vendeve të QUINT-it, pritjes shtetërore për nderë të 24 vjetorit të Ditës së Çlirimit, është vlerësuar nga ish-diplomatë, si mesazh për krerët e institucioneve, të cilët nuk po koordinohen me aleatët për veprimet e tyre, sidomos për situatën e fundit të krijuar në veri.

Mos prezenca e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, në pritjen shtetërore për 24 vjetorin e ditës së çlirimit, po vlerësohet të jetë mesazh për krerët e institucioneve, për mos koordinimin me aleatët për situatën në veri të vendit.

Të hënën, nën organizimin e liderëve shtetërorë, ftesës për të shënuar 24 vjetorin e Ditës së Çlirimit, nuk iu përgjigjën diplomatët e vendeve me të fuqishme, të akredituar në Kosovë.

Ish-diplomati, Avni Arifit, thotë se arsyetimi i presidencës se në ceremoni kanë qenë përfaqësuesit e ambasadorëve, është akoma më e rëndë.

Edhe ish diplomati, Blerim Canaj, thotë se kjo përçon uljen e interesimit të partnerëve  ndaj Kosovës.

Nga presidenca e Republikës së Kosovës, kanë thënë se nuk kishte bojkot, pasi janë dërguar përfaqësuesit e tyre.

Megjithatë, vetëm një ditë më pas, mëngjesin e së martës, të gjithë ambasadorët e vendeve të QUINT-it, i shkuan në zyrë kryeministrit, Albin Kurti, për të diskutuar rreth zgjidhjes së situatës në komunat veriore të vendit.

Mirëpo, kreu i ekzekutivit, në një konferencë për media nuk foli fare rreth bojkotimit që ambasadorët e vendeve aleate të Kosovës, ia bënë pritjes shtetërore për Ditën e Çlirimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.