Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Bojkotuan seancën, Rexha i VV-së: Nuk marrim pjesë në debate kur ka linçime dhe piskamë

Gazeta10
16 October 2024 - 22:03

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha ka folur për bojkotimin e seancës së Kuvendit të Kosovës nga partia e tij, si dhe publikimin e bisedave me Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Rexha ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje merr pjesë në debate konstruktive dhe jo kur ka të bëjë me linçime.

“Ne nuk marrim pjesë në debate kur kemi të bëjmë me piskamë, situata, linçime”, tha Rexha i VV-së.

Ai ka thënë gjithashtu se komunikimi mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit nuk përbën asnjë shkelje ligjore.

“Aty nuk ka konsumim të veprës penale. Dejona është në kuadër të përgjegjësisë, për të cilën është përzgjedh brenda LVV-së. Ata që e njohin Dejona Mihalin e dijnë profilin e saj”, tha Rexha. Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.