Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bombardohet Kherson, Zelensky reagon ndaj terrorit të rusëve

Gazeta10
24 Dhjetor 2022 - 16:07

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dënuar bombardimet ruse në vigjilje të Krishtlindjeve, ku mbetën së paku 8 të vrarë dhe 17 të plagosur në qytetin Kherson.

Përkundër tërheqjes së trupave ruse, qyteti jugor Kherson mbetet në kërcënim të vazhdueshëm prej nga ku trupat ruse armatosen nga Moska.

“Kherson. Në mëngjes, të shtunën në vigjiljen e Krishtlindjeve, në qendër të qytetit. Kjo është jeta e vërtetë e Ukrainës….Bota duhet ta shoh dhe kuptojë se me çfarë djaj po luftojmë”, shkruan Zelensky në Telegram, dhe duke publikuar pamje të sulmit.

Edhe zyra e prokurorit regjional të Kherson shkruan në rrjete sociale se më së paku 8 civilë janë vrarë dhe 17 janë plagosur, ku disa prej tyre kanë lëndime të rënda, raporton AFP./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.