Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bora fiton Kupën e Ligës së Parë

Gazeta10
15 February 2024 - 16:58

Skuadra e Borës ka arritur të fitoj trofeun e Kupës së Kosovës në kuadër të Ligës së Parë.

Prishtinasit në finale kanë shënuar fitore ndaj New Basket me rezultat 91:72 (21:22, 17:16, 22:21, 31:13).

Ndeshja e zhvilluar në Gjakovë ishte mjaft interesante, ku për 30 minuta ishte e barabartë, por fituesi është vendosur në dhjetë minutat e fundit, ku skuadra nga Prishtina ishte më e mirë dhe më e vëmendshme për të triumfuar në fund 91:72.

Bora mposhti në gjysmëfinale skuadrën e Bardhit, kurse Newbasketi arriti kualifikimin në finale pas fitores ndaj Vushtrrisë.

Lojtari më i mirë i Kupës së Ligës së Parë është shpallur Dion Haxhosaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.