Gazeta10

Borell i kërkon ballkanasve të qëndrojnë me BE-në dhe distancim nga Putini

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në një konferencë për media pas takimit të shefave të diplomacive të vendeve anëtare me 6 homologët nga Ballkani Perëndimor ka thënë se ambiciet për anëtarësim në bllok nuk mund të përputhen me lidhjet e ngushta me Moskën zyrtare.

“Harmonizimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe sigurisë interpretohet si shprehje e zgjedhjes strategjike dhe angazhimit të tyre për anëtarësim, ndërsa mbajtja e lidhjeve të ngushta me regjimin e Putin-it nuk është në pajtim me ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët brenda Bashkimit Evropian dhe jashtë tij,” deklaroi shefi i diplomacisë evropiane.

Në kuadër të këtij takimi, ministrat e jashtëm të vendeve evropiane kishin një drekë pune me kolegët e tyre nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, dhe harmonizimi me politikën e jashtme, përfshirë edhe sanksionet kundër Rusisë, ishte një nga temat kyçe të diskutimit.

Sipas Borrell-it, Bashkimi Evropian është i gatshëm të thellojë më tej integrimin gradual dhe të ofrojë mbështetje të zgjeruar partnerëve në Ballkanin Perëndimor, por Brukseli pritet që këto vende të qëndrojnë në krah të evropianëve në mbrojtje të rendit ndërkombëtar, veçanërisht të Ukrainës dhe masave të ndërmarra për të përballuar invazionin rus në Ukrainë.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, kanë koordinuar veprimet e tyre me vendimet e Bashkimit Evropian në lidhje me sanksionet kundër Rusisë. Që nga fillimi i luftës, BE-ja ka vendosur 14 paketa sanksione kundër Rusisë si përgjigje ndaj agresionit ndaj Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, i cili mori pjesë në drekën pune, sugjeroi se Serbia do të harmonizohet me politikën e jashtme kur të anëtarësohet në BE.

“Ne kemi diskutuar (rreth sanksioneve). Serbia pa dyshim do të ketë një politikë të përbashkët të jashtme dhe sigurisë kur të bëhet anëtare e BE-së dhe do të jetë në pozitë që të ndikojë në politikën e përbashkët të jashtme dhe sigurisë,” tha Gjuriq në përfundim të takimit.

Përveç Malit të Zi, Serbia konsiderohet si lider në procesin e anëtarësimit. Megjithatë, nga viti 2021, vendi nuk ka hapur asnjë kapitull në bisedimet e anëtarësimit, pikërisht për shkak të refuzimit për të imponuar sanksione ndaj Rusisë.

Vendet kandidate për anëtarësim të plotë pritet që gradualisht të harmonizojnë politikat e tyre me ato të BE-së. Kjo harmonizim duhet të jetë i plotë në momentin e anëtarësimit.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur