
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell për herë të parë përmes një postimi në rrjetin X i është referuar Kosovës dhe Serbisë si dy vende.
Ky ndryshim vjen pas takimeve ne Mynih me Kurtin e Vuçiq të cilat i ka vlerësuar si të pasuksesshme, raporton Gazeta10.
Se a ka ndryshuar qasja e BE karshi palëve në dialog mbetët të shihet në maujt në vazhdim.
Ndryshe, Borell në një tekst të publikuar në faqen e Shërbimit të BE-së për Punë të Jashtme, ka shkruar se gjatë Konferencës së Sigurisë së Munihut ka folur në takime të veçanta me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për deeskalimin e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Por siç ka theksuar ai bisedimet “fatkeqësisht kanë qenë të pasuksesshme”.
Përveç Kurtit e Vuçiqit, Borrell thekson se ka pasur një numër të madh takimesh dypalëshe me partnerë të BE-së nga e gjithë bota. /GAZETA10/