Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Borell: Mirëpresim vendimin e Kosovës, barrikadat në veri të hiqen menjëherë

Gazeta10
01 Gusht 2022 - 7:47

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borell, ka reaguar për gjendjen në veri të Kosovës ku ka thënë se mirëpret vendimin për zhvendosjen e masave deri më 1 shtator, shkruan Gazeta10.  

Borell ka thënë se të gjitha bllokadat në veri duhet të hiqen menjëherë.

Ai ka thënë se temat e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Mirëpresim vendimin e Kosovës për zhvendosjen e masave deri më 1 shtator. Pres që të gjitha bllokimet e rrugëve të hiqen menjëherë. Çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe fokusimi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thelbësore për rrugët e tyre të integrimit në BE”, ka shkruar Borrell në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.