Gazeta10

Borell: S’ka marrëveshje për reciprocitet, kemi kohë deri më 1 shtator

S’ka marrëveshje për reciprocitet mes Kosovës e Serbisë, kemi kohë deri më 1 shtator, ka deklaruar Josep Borell.

“Fatkeqësisht nuk kemi arritur marrëveshje, por kjo nuk është përfundimi, të dy liderët janë pajtuar që diskutimet do të rifillojnë në ditët në vijim, deri më 1 shtator. Nuk do të dorëzohem, nuk ka marrëveshje ditën e sotme, nuk do të dorëzohemi, do të vazhdojmë kërkimin për zgjidhje”, ka thënë Borrell.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell pas takimit trepalësh me Kurtin e Vuçiqin ka bërë të ditur se takimet nuk kanë qenë të rregullta në kuadër të dialogut, por ishin takime për t’i menaxhuar krizat ndërmjet dy shteteve, raporton Gazeta10.

Pas konfliktit të Rusisë në Ukrainë nuk është momenti i duhur për të vazhduar me dsikutimet për tensionet Kosovë-Serbi, ka deklaruar Borell të enjten para gazetarëve në një konferencë për media.

“Çështjet aktuale janë më të rëndësishmet, pra janë më të rëndësishme në rendin e ditës. Kemi qenë dëshmitarë të këtyre tensioneve sa i përket targave dhe dokumenteve të hyrje daljeve për qytetarët mes Kosovës dhe Serbisë. BE nuk dëshiron të shoh ringjallje të tensioneve, dhe palët do të kenë përgjegjësi të plotë për cdo përshkallëzim në terren”, deklaroi Borell.

Ai nuk i ka quajtur takime të rregullta, diskutimet që u zhvilluan në Bruksel, ndërmjet Kurtit e Vuçiqit.

“Ky nuk është momenti për rritje të tensioneve. Është koha për të zgjidhur çështje apo probleme afatgjate, dhe u kam thënë të dy liderëve që ky ishte takim në një mënyrë për të menaxhuar kriza, s’është takim i rregullt”, tha tutje Borell. /Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit