
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe marrëdhenieve trajner – kryesi.
Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Lavdim Pireva, Xhengiz Rexhepi, Sami Boroci, Blendi Memaj dhe në lidhje direkte Feti Murseli.
Gjatë diskutimit në studio foli edhe Sami Boroci, drejtor sportiv te Prishtina e Re.
“Derbi i Anamoravës është më i madhi në futbollin kosovar, mirëpo pjesa e terenit përveç se penalizon klubet, i lë anash edhe dy tifozëritë.” – tha ai.
Në vazhdim e sipër, ai foli edhe për organizimin te klubet e Gjilanit dhe raportin mes tyre.
“Drita është kaq e organizume për shkak të Gjilanit e anasjelltas, këto dy klube e motivojnë njëra-tjetrën. Po më pëlqen që në qytetin e Gjilanit po zhvillohet një kulturë angleze, kjo pasi disa ditë para ndeshjes po ka diskutime të shumta për këtë derbi.” – tha ai.
Tutje, ai foli për qasjen e tifozëve të Dritës në drejtim ndaj klubit pas zhvillimeve të fundit te klubi gjilanas.
“Qasja e Intelektualëve ndaj klubit ka qenë e gabuar dhe shumë e tepërt, tifozët duhet të dijnë vendin e tyre, nuk duhet të ndikojnë në vendimmarrjen e klubit” – përfundoi ai.