Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Borrell kërkon urgjent që të ketë marrëveshje para datës 21 nëntor mes Kosovës dhe Serbisë

Gazeta10
14 November 2022 - 20:03

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se edhe Kosova edhe Serbia duhet urgjentisht të gjejnë një rrugë për të qetësuar tensionet e krijuara, raporton Gazeta10.

Veç kësaj ai gjatë adresimit të tij, kërkoi se të dyja palët duhet t’i kryejnë obligimet e tyre ligjore.

“Nuk mund të arrijmë te kjo datë pa pasur një marrëveshje ose do të jemi buzë një situate të rrezikhsme . Tërheqja e serbëve nga institucione ka krijuar vakuum, mund të ndodhë më e keqja . Kështu që të dy palët duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet. Mesazhi nga Këshilli është i qartë, na duhet progres i qartë. E kemi prezantuar propozimin, e falënderoj Gjermaninë dhe Francën që e kanë mbështetur fuqishëm këtë propozim . Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione . Autoritetet  kosovare duhet të tregojnë fleksibilitet dhe të punojnë për implemetnimin e Asociacionit pa vonesa”, tha Borrell.

Tutje ai ka bërë thirrje që të dyja palët t’i kthehen pa alternativë dialogut, dhe të gjendet një zgjidhje para datës 21 nëntor./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.