
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se sot është bërë hap i rëndësishëm për themelimin e Asociacionit.
Borrelll ka thënë se palët kishin këndvështrime të ndryshme për statutitn por, që kryesore është se ato janë pajtuar që të fillojnë negocimin për këtë Asociacion, raporton Gazeta10.
“Dua të përshëndes faktin që ky draft është në tryezë. Kryeministri Kurti i ndau me ne mendimet e tij për mbrojtjen e të drejtave të minioritetit serbë. Dhe siç pritej këndvështrimet e dy palëve janë shumë të largëta sa i pëketç statutit të Asociacionit. Nuk është se kam pritur diçka tjetër, isha i bindur se palët do të kishin mendime të ndryshme për natyrën e Asociaconit. Por edhe nëse nuk pajtohen, janë pajtuar që të fillojnë negocimin për sa i përket themelimit të Asociacionit duke e pasur këtë draft të parë, si pikë fillestare për diskutim.”, ka thënë ai./Gazeta10