Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Boshnjaku nga SBASHK-u: Nuk tërhiqemi, greva vazhdon edhe të hënën

Gazeta10
09 September 2022 - 17:50

Luljeta Boshnjaku nga SBASHK-u ka deklaruar në Info10 në Kanal10 se greva në arsim do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesav të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Boshnjaku tha se as gjatë tkaimit me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk është arritur zgjidhje për kërkesat e tyre, shkruan Gazeta10.

“Kjo është në dorën e qeverisë. Ne jemi të gatshëm, që kurdo që qeveria të na ftojë për dialog dhe për ndonjë zgjidhje. Edhe të hanën greva vazhdon. Dialogu nuk kishte kurrfarë risie, ministrja na ftoi me na i thanë të njëjtat fjalë që i ka thënë Kurti në media. Jemi të gatshëm ta ndërprejmë grevën kurdo që Qeveria të na plotësojë kërkesat tona”, tha Boshnjaku në Info10.

Ajo shtoi se edhe çështja e pensionimit dhe ajo e sigurimit shëndetësorë, janë pjesë e kërkesave të tyre përveç asaj për rritje të pagave.

“Kërkesa tjetër është pensionimi dhe çështja e sigurimit shëndetësor, por duke e ditë që këto kërkojnë procedura më të gjata, këtë ndihmes Qeveria shumë lehtë kish mujt me plotësu”, tha Boshnjaku. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.