Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Both Gach, më i miri i javës së 28-të në elitën e basketbollit

Gazeta10
03 April 2023 - 13:31

Basketbollisti i Prishtinës, Both Gach është shpallur “MVP” i xhiros së 28-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Gach në ndeshjen kundër Ponte Prizrenit arriti të realizojë 22 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime për t’i dhuruar skuadrës së tij një fitore mjaft të rëndësishme.

Federata e Basketbollit të Kosovës po ashtu ka publikuar edhe formacionin e javës në elitën e basketbollit kosovar.

Top 5-shja përbëhet nga dyshja e Prishtinës, Both Gach dhe Rrezart Mehmedi, dyshja e Golden Eagle Yllit Demetris Morant dhe Henrik Sirko dhe Mikaile Tmusic i Trepçës.

Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt të garave në elitën e basketbollit, Prishtina triumfoi ndaj Ponte Prizrenit, Trepça fitoi në shtëpi kundër Vëllaznimit, Ylli mposhti Bashkimin dhe Peja arriti fitore kundër Rahovecit në palestrën “Mizahir Isma”.

Në stinorin e rregullt të garave, Prishtina është lider në tabelë, Peja e dyta, Ylli gjendet në pozitën e tretë, Trepça në të katërtën, Bashkimin në vendin e pestë, Vëllaznimi në të gjashtin, Ponte në pozitën e shtatë, ndërsa i fundit renditet Rahoveci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.