
Sokol Brahaj gazetari nga Turqia në një lidhje direkte në Politiko në Kanal10 ka folur rreth zgjedhjeve presidenciale e parlamentare që u mbajten dje në Turqi.
Ai ka deklaruar se Erdogan, presidenti që ka drejtuar për 20 me Turqinë do të përballet edhe në një rund zgjedhjesh në balotazh me kundërkanidatin e tij, Kemal Kiliçdaroglu.
Ai ka paralajëmruar që deri në fundjavë të ketë edhe zhvillime tjera të paprituara përsa i përket koalicioneve të mundshme të të dy rivalëve turk.
“Turqia ka pasur zgjedhje shumë të rëndësishme. Ka qenë një fushatë shumë e egër dhe e ashpër në të dy krahët. S’ka pasur trazira e as probleme. Është e sigurt se do të kemi balotazh me 28 maj, Erdogan dhe Kemal Kiliçdaroglu. Erdogan është në rënie. Dinastia e Erdoganit ka nisur me ra poshtë. A do të jetë apo jo avantazh është pak herët me thënë. Erdogan është ujkë i vjetër. Do të kemi shumë gjëra të papritura deri ditën e premte. Do të kemi ndoshta edhe ndërrime të koalicioneve.”, tha Brahaj direkt nga Turqia./Gazeta10