Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Braktisja e fshatrave, gjashtë shkolla mbyllen në Komunën e Vushtrrisë

Gazeta10
10 February 2023 - 19:41

Raporti: Viola Korça/Kanal10


Braktisja e fshatrave për të emigruar jashtë shtetit apo për t’u zhvendosur në qytete, ka bërë që në mënyrë drastike të bie numri i nxënësve në disa shkolla. Deri më tani, vetëm në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur gjashtë shkolla, si pasojë e mungesës së nxënësve.

Rënia e numrit të nxënësve, ka bërë që gjashtë shkollave në Komunën e Vushtrrisë t’u vendoset dryni.

Në fshatrat Gumnishtë, Kurillovë, Karaçë e Beçiq kanë mbetur vetëm muret e vjetruara të objekteve shkollore, derisa në to, nuk dëgjohet asnjë zë i nxënësve. 

Një nga shkollat e mbyllura është edhe shkolla “Ismail Qemaili” ne fshatin Skromë të Vushtrrisë.

Ndërkohë, para disa viteve shkolla fillore “Liria” në fshatin Strofc të Vushtrrisë numëronte mbi 500 nxënës, ky numër tashmë është përgjysmuar.

Drejtori i kësaj shkolle, Ardian Jashari thotë se vitin e fundit, ka pasur rënie drastike të numrit të nxënësve.

Sipas tij, për shkak të kësaj, dy paralelet e ndara janë mbyllur.

Migrimi i familjeve jashtë vendit, si dhe zhvendosja e disa të tjerëve në qytete, janë disa arsye e rënies së numrit të nxënësve nëpër fshatrat e Vushtrrisë.

Idrizi ka thënë se në fshatrat ku tashmë janë mbyllur shkollat, për fëmijët që ende jetojnë në ato zona, është siguruar transporti që mësimin ta zhvillojnë në shkollat më të afërta.

Viteve të fundit, Kosova vazhdimisht është përballur me numrin e madh të familjeve që kanë zgjedhur të ikin nga vendi për një jetë më të mirë në ndonjë shtet evropian.

Gjithashtu, Kosova është përballur edhe me mungesën e investimeve në fshatra të ndrysh, duke u detyruar banorët që të zgjedhin braktisjen për t’u zhvendosur në qytete.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.