Lajme

Brazil, rritet në 50 numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Gazeta10
24 Shkurt 2023 - 10:21

Është rritur në 50 numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat intensivë në shtetin e Sao Paulos të Brazilit, transmeton Anadolu.

Zyrtarët e Sao Paulos bënë të ditur se numri i të vdekurve nga fatkeqësitë që ndodhën në 18 shkurt ka shkuar në 50.

Përderisa punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, 1.815 persona kanë mbetur pa shtëpi.

Gjithashtu është duke vazhduar kërkimi për mbi 30 persona të zhdukur.

Në rajon, ku komunikimi është bërë i vështirë për shkak të dëmtimit të linjave të komunikimit, u njoftua se nga qeveria qendrore është transferuar buxhet për aktivitete ndihmash.

Presidenti brazilian Liz Inacio Lula da Silva më 21 shkurt e kishte vizituar rajonin e fatkeqësisë, duke bërë inspektime nga ajri me helikopter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.