Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Brenda dy ditëve në Gjakovë policia ndal 33 pantentë shofera, 21 prej tyre vozitës nën ndikim të alkoolit

Gazeta10
25 May 2026 - 12:51

Policia në Gjakovë ka vazhduar me aktivitete shtesë policore në trafik, me qëllim ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë fundjavës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të DRP-së në Gjakovë ka zbatuar Planin Operativ “Alkooli”, përmes kontrolleve të shtuara në terren.

Sipas policisë, brenda dy ditëve janë identifikuar 602 kundërvajtje të ndryshme në trafik. Në mesin e tyre janë evidentuar gara shpejtësie, tejkalime të ndaluara, tejkalime të shpejtësisë së lejuar, si dhe drejtim i mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Si masë mbrojtëse, policia ka ndaluar 33 patentë shoferë, prej të cilëve 21 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.