Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Breshër e rrufe, parashikimi i motit për nesër

Gazeta10
22 June 2026 - 23:26

Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku herë pas here pritet të ketë rrebeshe lokale shiu dhe breshër me diametër të vogël, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të fuqishme.

Në zona të caktuara, si pasojë e vranësirave me lëvizje të ngadalshme, pritet të sjellin edhe vërshime të shpejta.

Era do të fryjë nga veriu, e cila në ato zona ku ka zhvillime konvektive, pritet të shoqërohen me stuhi apo furtunë, me shpejtësi prej 20-70 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C. Gjatë kohës me të reshura, temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme, të pakten për 10°C. /MeteoKosova

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.