
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se ani pse nuk janë të kënaqur me rezultatet e arsimit, mësimdhënësit nuk ka të drejtë t’i shajë askush.
Sipas tij, të gjithë duhet të kontribuojnë në përmirësimin e këtij procesi, raporton Gazeta10.
“Mësuesit nuk ka të drejtë askush t’i shajë, ata po e bëjnë punën e vetë. A jemi të kënaqur me rezultatet? Nuk jemi të kënaqur asnjë, por të gjithë duhet të ndihmojmë që ky proces të përmirësohet”, ka thënë Bulliqi në Politiko me Kushtrim Sadikun./Gazeta10