Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bunjaku i Ballkanit zbulon se sa kanë ofruar këtë verë për një lojtar

Gazeta10
08 October 2023 - 22:40

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës, kombëtares së Kosovës dhe rreth Ligës së Parë.

Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Sunaj Keçi e Omer Bunjaku, drejtor sportiv i Ballkanit.

Drejtori sportiv i Ballkanit, Omer Bunjaku tregoi se kanë ofruar të paktën 300 mijë euro për një lojtar gjatë kësaj vere.

Futbollisti në fjalë është Adetunji, ish-lojtari i Shkupit, aty ku Bunjaku ishte Drejtor Sportiv deri këtë verë.

Këtë e bëri të ditur vetë Omer Bunjaku ekskluzivisht në emisionin “Kampionët”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.