
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi në emisionin Info10 ka komentuar vendimin e Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore të blihen nga prindërit.
Sipas saj, ky është një skandal i radhës nga Qeveria, raporton Gazeta10.
“Sa herë që zgjohem nga gjumi vetëm presim se cili minstër apo cila ministre do ta bëjë një skandal, edhe ky është një skandal i llojit të vet sikur skandalet e tjera, sepse për këtë arsye është ministre aty për të bërë një zgjidhje, dhe nuk është problem i prindërve se qysh edhe në qfarë forme sigurohen tekstet shkollore”, tha ajo.
Deputetja e LDK-së shton se ky është një maltretim për prindërit që të shkojnë në librari dhe apo me hy në E – Kosova dhe me ju deponu prindërve mjetet nëpër llogaritë bankare.