
Gjykata e Lartë e Aargaut ka shpallur fajtor 54-vjeçarin nga Kosova, i cili vrau gruan dhe motrën e saj më 8 janar 2018.
Gjykata e shpalli fajtor për vrasje të dyfishtë dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.
Siç raporton aargauerzeitung, Gjykata më e lartë e kantonit ka vendosur edhe masën ambulatore krahas dënimit me burg.
Sipas kësaj, 54-vjeçari do të dëbohet nga vendi për një periudhë 15-vjeçare (pas vuajtjes së burgut, e cila, edhe në rastin e burgimit të përjetshëm nuk zgjat më shumë se 15 vite).
Po ashtu, shqiptari duhet t’iu paguajë paditësve privatë 200 mijë franga si kompensim dhe dëmshpërblim./Gazeta10