
Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha në një intervistë të dhënë për mëngjesi në Kanal10 ka ironizuar me kryetarin e Prishtinë, Përparim Rama për sheshin, raporton Gazeta10.
Në një bashkëbisedim me moderatorin Arben Ahmeti rreth dekorimit të qytetit Berisha thotë se janë të dobët pasi komuna që ai udhëheq nuk e ka një shetitore.
Ahmeti në këtë rast i rekomand thirrjen e bashkpartiakut të tij Përparim Ramës. “Thirreni Përparim Ramën ua bënë sheshi” shprehet Ahmeti.
“Sheshin apo përsheshin?” ia kthen Berisha. Ne kemi nevojë për shesh sepse “përshesh” e bëjmë edhe vet, ka përfunduar ai.
Për më shumë ndiqeni videon: