Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Buzhala i ashpër me LDK dhe PDK: Luftë e ashpër për vendin e dytë!

Gazeta10
14 May 2024 - 21:54

Gazetari Viktor Buzhala në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka komentuar darkën e mbrëmshme ndërmjet kryeministrit Albin Kurtit dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi.

Buzhala ka thënë se momentalisht është duke u zhvilluar luftë e ashpër ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për vendin e dytë.

“Darka e mbrëmshme tregoj një kalkulim të pastër të të gjitha partive politike. Vetëvendosje thuajse e ka të sigurt vendin e parë edhe është për zgjedhje, pavarësisht dëmit që mund t’i shkaktohet nga dështimi për anëtarësim ne KiE. Ndërsa, PDK është duke luftuar për vendin e dytë, është një luftë e ashpër për vendin e dytë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së. LDK-ja momentalisht nuk i ka predispozitat për të qenë në vendin e dytë me nominimin e Bedri Hmazes për kryeministër nga PDK-ja, LDK-ja ka rrëshqit në vendin e tretë”, është shprehur Buzhala. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.