Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bytyçi: Asociacioni, ‘leva’ e fundit që Kosova ka në negociata me Serbinë

Gazeta10
13 February 2023 - 18:26

Njohësi i zhvillimeve politike Seb Bytyçi e ka quajtur të drejtë rezistencën e Kosovës karshi presionit ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit.

Kjo pasi sipas tij, kjo marrëveshje është “leva” (mekanizmi) e vetme që Kosova ka në negociata me Serbinë, dhe në rast të “dorëzimit” të saj, do të humbë “leven” e vetme që ka.

Bytyçi ka shtuar se për Kosovën zbatimi i Asociacionit është në interes që të formohet sa më vonë në mënyrë që të ketë implementim të marrëveshjeve edhe nga ana e Serbisë, shkruan Gazeta10.

“Kjo rezistencë është e drejtë e Kosovës. Kjo duhet të shihet në kontekstin e negociatave. Asociacioni është ‘leva’ e vetme që Kosova e ka në negociata. Nëse e dorëzon atë, nuk ka diçka tjetër që mund ta përdor si ‘levë’ në negociata. Është vështirë t’i iket këtij obligimi, por ajo që po negociohet është natyra e Asociacionit, dhe koha se kur duhet të formohet ai. Për Kosovën është në interes që të formohet sa më vonë. Në mënyrë që të ketë implementim të marrëveshjeve nga Serbia, si dhe të ketë një njohje indirekte të Kosovës, të ketë disa garanca nga bashkësia ndërkombëtare për njohje të reja që e mundësojnë anëtarësimin në NATO dhe BE”, tha tutje Bytyçi në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.