
Kadri Bytyqi, kryetar i Odës së Farmacistëve ka folur për vendimin e Gjykatës Supreme duke deklaruar se ka cënuar komunitetin e farmacistëve lidhur me studimet specialistike.
Ai këto komente i bëri në GAZETA në Kanal 10.
Sipas tij, pa fakte konkrete dhe prova me vendimin e tyre i ka dëmtuar 1600 farmacistët për studime specialiste.
“Ne e kemi atakuar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese edhe besoj se ata do ta kenë parasysh padrejtësinë që Supremja e ka bërë ndaj komunitetit të farmacistëve”, tha ai mes tjerash.
Bytyqi ka deklaruar se konkretisht në këtë vendim, nga vendimi i Supremes janë atakuar faramcistët e Biokimisë Klinike, duke iu pamundësuar atyr specializimi.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10