Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Caktohet orari i ndeshjes Bashkimi-Peja, ndryshon lokacioni

Gazeta10
29 January 2023 - 18:54

Ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Pejës në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kushteve në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Temperaturat shumë të ulëta si dhe mungesa e sigurisë së nevojshme u përmenden si dy arsyet e kësaj shtyrje, raporton Gazeta10.

Vetëm një orë më vonë, Federata e Basketbollit të Kosovës e ka caktuar orarin e ri për zhvillimin e kësaj ndeshjes, e që do të jetë të hënën nga ora 17:00, por ndryshon vendi pasi ajo do të zhvillohet në Rahovec.

“Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se, ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Pejës do të zhvillohet të hënën (nesër) nga ora 17:00 në Rahovec. Kjo ndeshje i takon xhiros së 20-të të Prince Caffe Superligës.”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.