Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Calloway largohet nga Peja pa paralajmërim

Gazeta10
28 November 2023 - 14:55

Një gjë e pazakonshme i ka ndodhur klubit të basketbollit Peja.

Përmes një njoftimi në fazqen zyrtare, klubi nga Peja ka bërë të ditur se basketbollisti Jacob Calloway është larguar nga klubi pa asnjë paralajmërim dhe se më pastaj klubi ka kuptuar se ai është transferuar te një skuadër Islanda.

Gjithë kjo lëvizje është bërë pa pasur asnjë marrëveshje me klubin.

Ja njoftimi i plotë i KB Pejës:

Njoftim !

KB Peja njofton publikun e gjerë se basketbollisti Jacob Calloëay, pa asnjë paralajmërim gjatë ditës së djeshme është larguar nga Peja, më gjerësisht nga Kosova. Më vonë kemi kuptuar që një ekip nga Islanda ka siguruar shërbimet e tij por pa marrëveshje me Klubin tonë, duke e bërë kalimin e tij te ai Klub të pamundur për momentin.

Basketbollisti Jacob Calloëay nuk ka pasur asnjë problem te KB Peja, as brenda skuadrës, asnjë konflikt personal ose diçka të këtij lloji.

Për dëmin e shkaktuar nga basketbollisti në fjalë, KB Peja njofton se do të ndjekë të gjitha procedurat e duhura ligjore.

Askush mbi klubin!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.