
Analisiti Blerim Canaj e vlerëson si alarm shqetësues për Kosovën, deklaratën e të dërguarit gjerman në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i cili tha se Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të ndalimit të importeve serbe.
Ai ka thënë se siq duket Gjermani e ka humbur durimin me Kosovën edhe pse ajo deri më tani ka qenë shtyesja më e madhe e shtetit tonë, raporton Gazeta10.
“Është një llojë humbje e durimit apo para durimit, thuhet se janë të durueshëm po kur vie puna te puna nuk janë edhe shumë të durueshëm, nëse flasim për Gjermaninë si shtet atë e kemi pasur gjithmonë afër vetes, në cdo proces, madje kur kemi pasur nevojë sidomos në organizatat ndërkombëtare ajo ka lobur për ne, por siq duket ajo e ka humbur durimin”, tha ajo në Kanal10.