
Ish diplomati, Blerim Canaj e ka quajtur degradim faktin që sot dialogu zhvillohet duke u diskutuar për normalizimin mes dy vendeve.
Canaj në edicionin special kushtuar takimit Kurti-Vuçiq në Kanal10, tha se Kosova është futur në dialog me kërkesë edhe për njohje mirëpo një gjë e tillë sipas tij tha se më nuk përmendet.
“Kur jemi futur në fazën e dialogut, jemi futur me një kërkesë të njohjës ndërsa sot takimi po zhvillohet duke u diskutuar për normalizim të situatave dhe të gjendjen, njohja më nuk përmendet. Kjo është degradim”, tha Canaj./ Gazeta10.