Ish diplomati, Blerim Canaj ka kritikuar ekzekutivin e qeverisë për veprimet në veri të vendit.
Kjo pasi sipas Canajt, veriu ka marrë epiqendrën kryesore duke “harruar” obligimet tjera.
“Veriu ka qenë gjithmonë një problem për Kosovën, të gjitha qeveritë janë marrë me veriun. Por në anën tjetër i kanë kryer edhe detyrat tjera, kanë pas përgjegjësi për mirëqenien e qytetarëve, për arsimin, për infrastrukturën etj. Nëse ne kemi shtri sovranitetin, neve po na ndodhin akte terroriste si kurrë më parë. Sovranitet Kosova ka pasur gjithmonë atje, si është e mundur se nuk ka qenë sovraniteti kur kufiri është atje?”, deklaroi ai në Raport.
Canaj teksa përmendi dijen dhe guximin, tha se pushteti aktual ka mbetur pa asnjërën.
“Politika ka qenë që të integrohet pakica serbe atje. E kemi një kushtetutë larg më të mirë sa i përket të drejtave të pakicave, neve çka na duhet është që ta promovojmë atë. Janë disa hapa politik të cilët duhet të mirren me guxim e me dije. E kam përshtypjen se qeverisë sonë po i mungojnë të dyjat”, shtoi ai. /Gazeta10