
Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj ndryshimet gjeopolitike kanë bërë që bashkësia ndërkombëtare dëshiron ta përfundojë me një marrëveshje dialogu Kosovë-Serbi, e të fokusohet në tema tjera.
Canaj ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti problemin e ka se si do ta “paketojë” zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai madje në Info10 në Kanal10 tha se në një situatë të tillë, kryeministri do të duhej ta tejkalojë edhe vetën e tij, shkruan Gazeta10.
“Ekziston tendenca që Serbia të hiqet nga orbita ruse. Serbia është një dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkan. Kurti e ka problemin se si ta paketoj e si ta formojë. Pra, nuk e ka më problemin se a do ta bëj, a jo. Nga retorika e tij, lë të kuptohet që kjo çështje veç është e përfunduar. Në situate të tilla, ai duhet ta tejkalojë vetëvetën’, tha Canaj në Kanal10.