Ish-diplomati, Blerim Canaj në “Politiko”, gjatë debatit lidhur me vizitën zyrtare të Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se zyrtari amerikan ka dhënë mesazhe të qarta që nuk do të ketë kompromise për krijimin e Asociacionit, raporton Gazeta10.
Canaj, ka thënë se nëse në qendër do të jetë njohja siç u përmend në qendër do të jetë dhe formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Ardhja e tij tregon për angazhimin në kontinuitet të SHBA-ve dhe natyrisht që e dha një mesazh që nuk duhet t’i lë asgjë rastësisë. Kjo është një lloj presioni edhe për Qeverinë tonë, sepse u përmend Asociacioni, marrëveshja, deri tash kemi parë qëndrimet e Kurtit në raport me asociacioni dhe neve na mbetet me pas se si ka me u sill për ketë. Aty u pa se SHBA-të në raport me Asociacioni nuk do të kenë si duket kompromis. Unë e kuptova si të tillë. Asociacioni është temë dhe janë në pritje të një ideje të Asociacionit konform Kushtetutës së Kosovës, ai e tha këtë shumë qartë. Çfarë na pret tani? Do të ketë nja dinamizim të dialogut, sepse pati kritika për humbjen e kohës. Nëse është në qendër njohja siç u përmend në qendër do të jetë edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.”, ka thënë Canaj.