
Familjarët e tre personave që humbën jetën në një aksident tragjik rrugor pranë pikës kufitare Bllacë në Maqedoninë e Veriut, kanë bërë thirrje publike për gjetjen e dëshmitarëve që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.
Aksidenti, i cili ndodhi më 18 korrik 2026, u mori jetën Fatmire Shabanit, Ejup Ternavës dhe Cennet Ternavës.
Përmes një apeli, familjarët kanë kërkuar nga të gjithë personat që mund të kenë parë aksidentin, momentet para tij, apo që kanë kaluar në atë zonë gjatë datave 16, 17 dhe 18 korrik, të ndajnë çdo informacion që mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes..io